Erza fitoi medaljen e artë dhe 100 pikë të reja për LO për të rinj, Buenos Aires 2018 - Bota Sot
Erza fitoi medaljen e artë dhe 100 pikë të reja për LO për të rinj, Buenos Aires 2018

Xhudo

E hënë, 20 gusht 2018

Erza fitoi medaljen e artë dhe 100 pikë të reja për LO për të rinj, Buenos Aires 2018

Nga: I.J Më: 19 maj 2018 Në ora: 22:17
Erza ka fituar medaljen e artë në Kupën Panamerikane

Vazhdon shkëlqimi i sportistëve të Kosovës në kategorinë e Xhudos.

Kësaj radhe sportistja Erza Muminoviq ka fituar medaljen e artë në Kupën Panamerikane të xhudos për kadetë, të mbajtur sot në Panama City të Panamasë.

Xhudistja nga Kosova fitoi të artën në kategorinë -44 kg, duke shtuar 100 pikë të reja për Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.

Surprizë ishte se medaljen Erzës ia ndau ambasadorja e Kosovës në Panama, Zana Zeqiri Rudi.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test