Distria Krasniqi senzacion, e argjendtë në Kampionatin Evropian - Bota Sot
Distria Krasniqi senzacion, e argjendtë në Kampionatin Evropian

Xhudo

E diel, 24 qershor 2018

Distria Krasniqi senzacion, e argjendtë në Kampionatin Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 26 prill 2018 Në ora: 14:10
Xhudistja Distria Kransiqi

(E plotësuar) -  Trimëresha e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e argjendtë, pasi që në finale u mund nga rusja Natalia Kuziutina. Krasniqi dhe Kuziutina treguan luftë të fortë, kësisoj fituesi u përcaktua pas vazhdimeve. Krasniqi luftoi si luaneshë, por e pafat, në vazhdime humbi me ipoon.

Distria Krasniqi e mundi turken Irem Korkmaz dhe është në finalen e madhe, e cila do të takohet me rusen Natalia Kuziutina.  

Distria e ka të sigurt medaljen e argjendtë, e cila synon të artë. Distria lufton për të artën kundër ruses dhe janë optimistë në kampin e kombëtares së Kosovës, se Distria do të tregoj klasin e saj. Distria është në formën më të mirë dhe deri me tash ka dërrmuar çdo rivale. 
 

E jashtëzkonshme xhudistja Distria Kransiqi ka siguruar gjysmëfinale në Kampionati Europian të xhudos që është duke u zhvilluar në Tel Aviv të Izraelit.

Distria, në kategorinë -52 kilogramë, në meçin e parë  mundi polaken Karolina Pienkoëska ndërsa në çerekfinale arriti ta mposhtë Hungarezën Reka Pupp.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test