(E plotësuar) - Trimëresha e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e argjendtë, pasi që në finale u mund nga rusja Natalia Kuziutina. Krasniqi dhe Kuziutina treguan luftë të fortë, kësisoj fituesi u përcaktua pas vazhdimeve. Krasniqi luftoi si luaneshë, por e pafat, në vazhdime humbi me ipoon.
Distria Krasniqi e mundi turken Irem Korkmaz dhe është në finalen e madhe, e cila do të takohet me rusen Natalia Kuziutina.
Distria e ka të sigurt medaljen e argjendtë, e cila synon të artë. Distria lufton për të artën kundër ruses dhe janë optimistë në kampin e kombëtares së Kosovës, se Distria do të tregoj klasin e saj. Distria është në formën më të mirë dhe deri me tash ka dërrmuar çdo rivale.
E jashtëzkonshme xhudistja Distria Kransiqi ka siguruar gjysmëfinale në Kampionati Europian të xhudos që është duke u zhvilluar në Tel Aviv të Izraelit.
Distria, në kategorinë -52 kilogramë, në meçin e parë mundi polaken Karolina Pienkoëska ndërsa në çerekfinale arriti ta mposhtë Hungarezën Reka Pupp.