Erza rrëmben të bronztën në Çeki

Xhudo

Erza rrëmben të bronztën në Çeki

Më: 21 prill 2018 Në ora: 18:09
ilustrim

Xhudistja nga Kosova, Erza Muminoviq, në Kupën Evropiane për kadetë që po zhvillohet në Teplicë të Çekisë, ka zënë vendin e tretë duke fituar medaljen e bronztë.

Këtë medalje ajo e siguroi pasi mposhti xhudisten nga Mali i Zi, Ivana Nikoliq.

Në kategorinë 44 kilogramë, ajo arriti të shkojë deri në gjysmëfinale, ku u mposht nga garuesja turke Merve Azak.

Trajneri Driton Kuka ka treguar se për herë të parë në një garë kaq të madhe morën pjesë edhe Dardan Cena e Arbër Nikqi, që pësuan humbje që në meçet e para të tyre.

“Për meshkuj sot garuan Dardan Cena kategoria 50 kilogramë që humbi në xhiron e parë, si dhe Arbër Nikqi kategoria 60 kilogramë që poashtu pësoi në xhiron e parë. Dardani e Arbëri e kishin paraqitjen e parë në gara serioze. Pasdite për medalje të bronztë do të luftojë Erza, e cila e vetme po lufton për kualifikim në Lojërat Olimpike për të rinj. Nesër do të paraqitet Fationa Kasapi në kategorinë 57 kg”, ka shkruar Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat