Fundjavë e suksesshme për xhudon e Kosovës!

Xhudo

Fundjavë e suksesshme për xhudon e Kosovës!

Nga: K.G. Më: 19 mars 2018 Në ora: 10:36
Garuesit e Kosovës

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, vlerësoi lart fundjavën që e lamë pas. “Turneu në Slloveni solli tri medalje për shtetin tonë e Shpat Zeka ishte i artë në Koroshka garë e fortë për juniorë.

Ndërsa në Pejë festë e bukur e të rinjve të cilët nderuar turneun memorial ‘Fuat Gashi’ me pjesëmarrje prej afro 300 garuesish duke treguar që ky masovitet dhe puna me të rinj japin shpresë që sporti tani edhe zyrtarisht Sporti numër 1 në Kosovë ka të ardhme të ndritur dhe të sigurt!
Lufta të bukura dhe atmosferë e shkëlqyeshme mbizotëroj në Palestrën ’Karagaç’ në Pejë!”, tha Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat