Loriana, e artë në Kupën Evropiane

Xhudo

Loriana, e artë në Kupën Evropiane

Më: 11 mars 2018 Në ora: 15:37
Loriana me Sylë Kukajn

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Loriana Kuka, fitoi medaljen e artë në kategorinë -78 kg në Kupën e Evropiane. Një sukses i madh për shtetin e Kosovës. “Kupa Evropiane në xhudo u mbajt në Uster të Zvicrës për të rritur. E veçanta që trajneri im në të kaluarën Sylë Kuka, sot ishte në rolin e trajnerit të Lorianës, mos me thënë asistenti im. Fundjavë e suksesshme me medaljet e Lorianës dhe Erzës, pa medalje mbeti Fationa Kasapi e cila ende nuk po e gjen veten por jam i bindur që së shpejti edhe emri i saj do të jetë në mesin e garueseve me medalje!”, shkruan Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat