Medalja olimpike i ka dhënë vlerën e madhe shtetit të Kosovës

Xhudo

Medalja olimpike i ka dhënë vlerën e madhe shtetit të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 17:59
Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi

Kosova feston dhjetëvjetorin e Pavarësisë! 17 shkurti është dita e Pavarësisë!  Për dhjetë vjet shtet, të arriturat në disa sporte janë shumë të mira sidomos u fitua medalja e artë olimpike në Rio 2016 fal krenarisë tonë, xhudistes sypatrembur Majlinda Kelmendi.  Sporti i Kosovës është pranuar në të gjitha instancat ndërkombëtare, por të arriturat e saja janë kulmore me xhudon, e cila është edhe sport nacional në vendin tonë. Krahas Majlindës, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, pa e harruar boksieren Donjeta Sadiku, karateistin Herolind Nishevci etj, i sollën medalje e medalje shtetit të Kosovës.

Kosova ka trajnerin botëror, Driton Kuka, i cili me punën e tij të palodhshme ndërtoi kampionen olimpike, të Botës, Evropës në sportin e xhudos etj.  Kuka tha se sporti ka avancuar dukshëm. “Sporti ka avancuar dukshëm në shumë drejtime, besoj që storia më e bukur e shtetit tonë pikërisht është sporti”, thotë Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Krenaria e sportit tonë, xhudistja Majlinda Kelmendi, kampionia olimpike, tha nuk ka gjë më mirë se për dhjetë vjet shtet të kesh medaljen e artë olimpike, që shumë shtete nuk e kanë. “Dhjetë vite shtet dhe me medalje të artë olimpike. Medalja olimpike i ka dhënë vlerën e madhe jo vetëm sportive por edhe politike. E tërë bota shkruan për shtetin tim, kjo më bën të ndihem fort e lumtur”, tha Majlinda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat