Majlinda Kelmendi uron 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Xhudo

Majlinda Kelmendi uron 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 12:24
Majlinda Kelmendi

Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, ka uruar të gjithë shqiptarët për ditën e pavarësisë, ndërsa ka thënë se këta 10 vjet kanë qenë shumë të suksesshëm për të.
"Urime 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Këta 10 vjet në përgjithësi për mua kanë qenë shumë të suksesshëm, duke marrë parasysh se u shpalla kampione europiane, botërore dhe kampione olimpike".

"Realisht, nuk e di nëse ka diçka tjetër që i ka motivuar shqiptarët më shumë sesa medalja olimpike. Kështu që, unë jam shumë e nderuar dhe e privilegjuar që populli im më sheh si heroinë e këtij vendi. Edhe njëherë, shumë urime", ka thënë Kelmendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat