Thaçi: Gjakova e Krasniqi sollën dhuratën më të bukur të dhjetëvjetorit të pavarësisë - Bota Sot
Thaçi: Gjakova e Krasniqi sollën dhuratën më të bukur të dhjetëvjetorit të pavarësisë

Xhudo

E enjte, 22 shkurt 2018

Thaçi: Gjakova e Krasniqi sollën dhuratën më të bukur të dhjetëvjetorit të pavarësisë

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 20:06
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se xhudistët Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi me medaljet e tyre sot, ia kanë bërë dhuratën më të bukur Kosovës në dhjetëvjetorin e saj.

Gjakova sot fitoi medaljen e artë, ndërsa Krasniqi të bronztën në Grand Slam Paris.

“Vetëm një javë para shënimit të jubileut të pavarësisë së Kosovës, Akil Gjakova, me medaljen e artë që e fitoi sot në Grand Slam-in e xhudos në Paris, njëherësh medaljen e parë të artë, shtetit tonë në arenën ndërkombëtare në kategorinë e meshkujve, dhe Distria Krasniqi, me medaljen e bronztë në po të njëjtin kampionat, ia sjellin dhuratën më të mirë republikës sonë në ditëlindjen e saj të dhjetë”, shkruan Thaçi në Facebook.

“Urime të përzemërta Akilit, Distrisë, trajnerit Driton Kuka dhe të gjithë dashamirëve të sportit tonë. Krenar me sportistët tanë, ambasadorët më të mirë të Kosovës. HTH #Kosova10”, përfundoi ai.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test