Kuka: Për 10 vjetorin e shtetësisë, Kosova dy medalje në Paris - Bota Sot
Kuka: Për 10 vjetorin e shtetësisë, Kosova dy medalje në Paris

Xhudo

E mërkurë, 15 gusht 2018

Kuka: Për 10 vjetorin e shtetësisë, Kosova dy medalje në Paris

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 18:34
Driton Kuka dhe Distria Kransiqi

Kosova ka korrur edhe një sukses në arenën ndërkombëtare përmes xhudos.

Njeriu kryesor i xhudos kosovare, Driton Kuka, ka publikuar në Facebook një mesazh dhe fotografi me xhudisten Distria Kransiqi, e cila ka marrë medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit.

“Kosovës për 10 vjet shtet sot nga Grand Slami dy medalje dhuratë, pas pak në finale Akil Gjakova, befasia e Parisit ishte sot Akili.

Kurse edhe në Itali kadetja jonë Erza Muminoviqi në finale, çfarë dite e bukur për shtetin e kombin tonë po sjellin nxënesat e mi!”, ka shkruar Kuka.

Krasniqi, që garon në kategorinë deri 52 kilogramë, në luftë për vendin e tretë e mposhti japonezen Natsumi Tsunoda.

Ja postimi i plotë ndërhyrje: 

Disi me medalje në Grand Slam Paris!

Kosovës për 10 vjet shtet sot nga Grand Slami dy medalje dhuratë,pas pak në finale Akil Gjakova,befasia e Parisit ishte sot Akili, foto live nga Bercy!

Kurse edhe në Itali kadetja jonë Erza Muminoviqi në finale çfarë dite e bukur për shtetin e kombin tonë po sjellin nxënesat e mi!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test