Koci: Jam autorizuar që në emër të Majlinda Kelmendit, të ushtroj kallëzim penal...

Xhudo

Koci: Jam autorizuar që në emër të Majlinda Kelmendit, të ushtroj kallëzim penal...

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 16:39
Majlinda

Një faqe e dytë e rreme e krijuar në emër të superyllit të Kosovës, xhudistes Majlinda Kelmendi, është verifikuar nga Facebook, pas asaj të parës, e cila ishte mbyllur pasi keqpërdori ermin e kampiones botërore në xhudo.

Avokati i autorizuar nga Majlinda Kelmendi dhe trajneri Driton Kuka, Arianot Koci, ka njoftuar përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, se kjo nuk është faqja e parë që e keqpërdor emrin e fitueses së medaljes së artë në Lojtar Olimpike në Ri.

Kjo për shkak se së fundmi është hapur dhe madje verifikuar nga Facebook një faqe tjetër në emër të Majlindës, me 25 mijë pëlqime. “Tani, unë jam autorizuar që në emër të Majlinda Kelmendit dhe trajnerit të saj, Driton Toni Kuka, të ushtroj kallëzim penal ndaj personave të pandërgjegjshëm, dhe ta mbylli edhe këtë faqe”, shkruan mes të tjera Koci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat