Seleksionimi...

Xhudo

Seleksionimi...

Nga: K.G. Më: 30 janar 2018 Në ora: 13:22
Pamje e disa garuesve

Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, është i përkushtuar që të rrisë edhe më shumë nivelin e garuesve. "Te shtunën prej orës 12.00 në Pejë në Palestrën e klubit "Ippon " ftohen të gjithë kadetët femra dhe meshkuj të lindur 2001,2002 dhe 2003 per stërvitje të perbashkët që njëherit do jetë edhe seleksionuese për vitin kalendarik 2018.
Vitin e kaluar në këtë grupmoshë kishim dy medalje të fituara në Kampionatin Evropian të fituara nga Shpat Zekaj dhe Laura Fazliu.
Njekohësisht ftohen trenerët dhe referët për Seminar për rregullat e reja ku do shpalosin njohuritë për rregullat e reja vijuesit e Seminarit në Austri Fatmir Salihaj dhe Fatos Tabaku.

Image

Referët njekohësisht do evidentohen dhe do licencohen për referim për vitin 2018 nga Federata e xhudos së Kosovës.
Pjesëmarrja e obliguar për të gjithë trenerët dhe referët dhe atë me Kimono të xhudos", ka thënë Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat