Judo Inside: Ditë e madhe për Kosovën - Bota Sot
Judo Inside: Ditë e madhe për Kosovën

Xhudo

E mërkurë, 15 gusht 2018

Judo Inside: Ditë e madhe për Kosovën

Më: 21 janar 2018 Në ora: 09:23
Gjakova në dyluftim

Suksesi i Kosovës në Grand Prix të Tunizisë është vlerësuar lart edhe nga uebfaqe ndërkombëtare për xhudo.

“Judo Inside” dhe “Inside the Games” kanë lavdëruar paraqitjet e xhudistëve nga Kosova, në veçantë atë të Akil Gjakovës, i cili për herë të parë rrëmbeu medalje në Botëror, i cili gjithashtu shkroi historinë e xhudos, duke u bërë i pari nga meshkujt që merr medalje në Grand Prix.

“I pari që shënoi në finalen e Grand Prix të Tunizisë në U73kg ndërmjet Zhansay Smagulov dhe Akil Gjakovës, ishte kazaku me një ‘kata-guruma’ që u përcoll pak më vonë me një lëvizje të bukur ‘o-soto-otoshi’, për një ippon të pastër këtë herë. Por, çfarë dite për Kosovën dhe Akil Gjakovën”, shkruan Judo Inside.

Më tutje Judo Inside shkruan, “në Grand Prix e tij të 13, dhe pasi ishte gjithmonë shumë afër, ai tani është bërë medalisti i parë mashkull nga Kosova me medalje në IJF. Kjo e argjendtë nga Akili, që debutoi në Grand Prix më 2014 i shtohet suksesit të motrës së tij, Norës që mori të artën dje në U57”.

Me medalje të argjendtë dje u kurorëzua edhe Distria Krasniqi në kategorinë -52 kilogramë.

Kurse “Inside the Games” shkruan se, “dita e dytë e dytë e Grand Prix në Tunizi ishte shumë e rëndësishme për Kosovën dhe Akil Gjakovën, që u bë medalisti i parë mashkull nga vendi i tij”.

“Pas garave në nëntë kategori – pesë dje dhe katër sot – titujt janë shpërndarë në nëntë vende: Kosova, Sllovenia, Kazakistani, Franca, Rusia, Uzbekistani, Ukraina, Brazili dhe Hollanda”, shkruan kjo faqe.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test