Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, është i lumtur për nismë të mbarë të xhudistes Distria Krasniqi (52 kg). “Kupa Botërore - Grand Prix Tunis 2018, Kosova tani më ka dy medalje të sigurta!
Distria e argjendtë me tri fitore dhe një humbje edhe pse në finale ishte tre minuta më e mirë por minutën e fundit nuk kishte koncentrim dhe humbi ndeshjen. Nismë e mbarë për Disin në këtë vit!”, ka thënë Kuka.