Mashtrime në Facebook në llogari të Majlinda Kelmendit, “shpërthen” Kuka: Të kapen matrapazët!

Xhudo

Mashtrime në Facebook në llogari të Majlinda Kelmendit, “shpërthen” Kuka: Të kapen matrapazët!

Nga: Bota Sot Më: 6 janar 2018 Në ora: 14:39
Majlinda Kelmendi

Trajneri Driton Kuka, ka kërkuar urgjentisht nga organet e policisë që të kapen personat që shpifin në emër të Majlinda Kelmendit.

Kuka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dikush ka hapur një llogari false në Facebook, në emër të xhudistes së artë Majlinda Kelmendit.

Një faqe në Facebook e hapur në emër të Majlinda Kelmendit ka shpërndarë lajme të rrejshme për një duel të kampiones olimpike me një xhudiste serbe.

Në dy postimet e fundit të këtij profili të rrejshëm, thuhej se është duke u organizuar një duel të kurdisur me një xhudiste serbe dhe kishte shkruar se në bazë të komenteve që do të merrte postimi, do të vendoste nëse do të përballej në këtë duel.

Por, Kuka ka thënë që lajmi i përhapur në disa mediave, është jo korrekt dhe është bërë për përfitime të ulëta, përcjell Bota sot.

“Majlinda ska facebook as instagram as asnj? rrjet tjetër social!

Miq të nderuar,media por edhe organet e policisë për krime kibernetike mundësisht të parandalohen matrapazët e mashtruesit me emër të Majlindës!

Ju lutem që ky status të publikohet dhe të luftohet kjo dukuri në emër të Kampiones tonë!!!

Mediat sidomos elektronike të gjitha e dijnë që Majlinda ska fb prandaj lajmi i jepur prej disa portaleve është jo korrekt dhe për përfitime të ulta!”, ka shkruar Kuka./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat