FMK refuzon festën e Komitetit Olimpik të Kosovës! - Bota Sot
FMK refuzon festën e Komitetit Olimpik të Kosovës!

Xhudo

E premte, 23 shkurt 2018

FMK refuzon festën e Komitetit Olimpik të Kosovës!

Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 14:39
Naim Muja

Federata e Mundjes e Kosovës, nuk do të marrë pjesë në festën e trevjetorit të pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. “Te nderuar, kryetar, sekretar dhe anëtarë të Bordit të KOKut, të kontestuar nga një pjesë e delegatëve të Asamblesë zgjedhore të KOK-ut të datës 21.12.2016, te nderuar organizator te Gala Mbrëmjes: Federata e mundjes e Kosovës nuk do merr pjesë në Gala Mbrëmjen me rastin e 3-vjetorit të pranimit të KOK në KON dhe 25 vjetorit të themelimit te KOK-ut, i cili mbahet në Hotel Emerald.

Duke pasur parasysh gjendjen e rënduar të Federatës së mundjes si dhe sportit në përgjithësi në Kosove, në shenjë respekti për sportistët tanë dhe sportistë në përgjithësi anëtarët e bordit të FMK-së, kanë vendos të mos marrin pjesë në këtë aktivitet luksoz, organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës”, ka thënë Naim Muja, kryetar i KOK-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test