Edhe një bum i Driton Kukajt

Xhudo

Edhe një bum i Driton Kukajt

Nga: Kemajl Goca Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 16:57
Driton Kuka

Driton Kukaj vazhdon të radhisë sukseset me garueset e tija në rrafshin ndërkombëtar! Suksesi i radhës është titulli i Evropës U-23! Distria Krasniqi stoliset me titullin e Evropës U-23, në garën që mbajt në Podgoricë të Malit të Zi. Një sukses për mbamendje dhe që i solli edhe një medalje të artë shtetit të Kosovës.

Pas Majlinda Kelmendit (52 kg) kampione olimpike apo nuk ka trofe që nuk ka në vitrinat e saja, tani rrugën e saj e vazhdon Distria fal punës së palodhshme të trajnerit më të mirë që njeh bota shqiptare, Dritoni! Ky sukses është edhe një sinjal se xhudoja është sport kombëtar dhe që bën krenar kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët. Distria ballëlart në Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat