Majlinda - Shishime, një shikim me shumë se sportiv!

Xhudo

Majlinda - Shishime, një shikim me shumë se sportiv!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2017 Në ora: 18:13
Ilustrim

Ky ilustrim është bërë nga faqja e specializuar për xhudo “judoinside”. Një ilustrim që ka më shumë se një mijë fjalë. Ky ilustrim u bë para sfidës ndërmjet krenarisë tonë, kampiones olimpike Majlinda Kelmendit dhe japonezes, Ai Shishime.  Kjo ishte finale para finales dhe humbja e Majlindës me shumë ka qenë paksa nga lëndimi, paksa edhe fati sportiv që nuk e përcolli nga një luftë e çmendur 8 minuta e 30 sekonda.  Majlinda luftoi si luanesh, por jo gjithmonë fiton më i miri.

Ky ilustrim tregon, se ky shikim i këtyre sportisteve të shquara, që i lakmojnë e gjithë bota, ka diçka më shumë se sportive. Sepse vetë shikimi i tyre tregon më së miri se sa janë të vendosura dhe janë në gjendje të vdesin për shtetin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat