Majlindë humbjet janë pjesë e sportit, sukseset tuaja ëndërrohen nga shumë shtete

Xhudo

Majlindë humbjet janë pjesë e sportit, sukseset tuaja ëndërrohen nga shumë shtete

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2017 Në ora: 17:55
Majlinda Kelmendi

Humbjet janë normale! Sportistët e mëdhenj disa herë pësojnë humbje kur nuk e pret askush, sepse sporti është i tillë. Ata që kanë pa sot të gjitha duelet tuaja, vërtet ke qenë në nivelin më të lartë,  por çfarë ke faji kur u ballafaqove edhe me një lëndim në luftë me japonezen, Ai Shishime. Kjo edhe u reflektua negativisht në vazhdimësi të luftës sidomos edhe në luftën për medaljen e bronztë. Majlindë, humbjet e ditës së sotme, janë asgjë tjetër, pos një ditë e keqe dhe fatkeqësisht ai lëndim që u përcolli edhe sigurisht krijoi një shqetësim. Sukseset tuaja janë të paprekshme, të gjithë i ëndërrojnë jo vetëm në Kosovë, ka dhjetëra shtete madje edhe të fuqishme kurrë nuk e kanë pa medaljen olimpike, kurse Majlinda solli medaljen e artë olimpike dhe madje krejt shtetin e Kosovës dhe kombin shqiptar e ngriti në këmbë. Majlinda, me trup vogël, por fuqi atomike, sa e sa herë i përkulen burrështetasit dhe shkuan edhe me mijëra kilometra për të bërë tifozllëk për të.  Sot arrite sukses.

Vetë prania juaj  në Budapest mbajti vazhdimisht në siklet rivalet tuaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat