Kuka tregon shkaqet e humbjes së Majlindës

Xhudo

Kuka tregon shkaqet e humbjes së Majlindës

Nga: K.Goca Më: 29 gusht 2017 Në ora: 17:21
Majinda Kelmendi

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tregon shkaqet e humbjes së kampiones olimpike, xhudistes Majlinda Kelmendit. “Majlinda sot fitoj 3 lufta dhe arriti në gjysmëfinale ku pësoj nga japonezja Shishime!
Shpresoj që të mos jetë diç serioze por për medalje të bronztë pësoj humbje por edhe si duket u lëndua!
Vendi 5 në Botëror për Kampionen Tonë Olimpike, jo siç kam parapa që të fitoj medalje por sporti e ka kështu do kthehet Majlinda ashtu siç din edhe ma e fuqishme!
Distria për herë të parë pati plasman dhe u rendit e 7 që është plasman i mirë por Distria ka potencial për më shumë!
Nesër garon Nora e Akili,shpresojmë në paraqitje të mirë!”, shkruan Kuka. Shpresojmë që Nora e Akil Gjakova të na sjellin medalje nga Kampionati Botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat