Majlindë mos u mërzit, nuk është fundi i botës!

Xhudo

Majlindë mos u mërzit, nuk është fundi i botës!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 gusht 2017 Në ora: 17:25
Majlinda Kelmendi

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi (52 kg) mbeti pa medalje në Kampionatin Botëror në xhudo, që po mbahet në Budapest të Hungarisë. Majlindë, mos u mërzit, nuk e ke asnjë arsye, sepse Kosovës i solle të gjitha medaljet e mundshme nga rrafshi ndërkombëtar. Kosovës i solle medaljen e artë olimpike nga ‘Rio 2016’. Kosovën e bëre rrush me medalje e trofe. Majlindë, krenaria e kombit shqiptar, humbja e sotme është pjesë e sportit dhe madje ndodhi pas 8 minuta e 30 sekonda, pas vazhdimeve apo siç quhet në xhudo, pika e artë.

Luftë e pakompromis, fati i madh në anën e japonezes Ai Shishime.  Majlindë, humbja në repezazh për medalje të bronztë nga braziliania Erika Miranda, më shumë ka qenë e ngarkesës tuaj nga humbja prej japonezes dhe nuk e morët veten.  Majlinda apo krenaria e kombit shqiptar, hiq më larg se në pranverën e vitit të kaluar, me sukseset tuaja në Kampionatin Evropian, detyrove gardën ruse të qëndroj gatitu para flamurit të Republikës së Kosovës dhe ta nderoj himnin tonë. Falë Majlindës, për herë të parë në histori, në Rusi u intonua himni i shtetit të Kosovës, në një shtet që është armiku më i madh i vendit tonë. 

Image

Majlinda bëri të gjitha për shtetin tonë, solli të gjitha dhe nuk ka trofe e medalje që nuk ka futur në Kosovë, në shtetin më të ri në botë. Majlindë, nuk ke pse të mërzitesh nga humbjet as nga mbetja pa medalje, kjo vjen si rrjedhojë sportive. Nuk do të ishte asnjë sport atraktiv sikurse të gjitha ekipet të fitonin çdo herë! Majlindë mos u zhgënje e as mos u mërzit, humbja nuk është asgjë, as fundi i botës. Humbjet gjithmonë të rikthejnë më të fuqishme. Edhe në Lojërat Olimpike – ‘Londra 2012’ u mposhtet, por pastaj u riktheve si luanesh!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat