Majlinda kurrë më ‘e armatosur’ për Kampionatin Botëror!

Xhudo

Majlinda kurrë më ‘e armatosur’ për Kampionatin Botëror!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2017 Në ora: 19:16
Majlinda Kelmendi

Kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi, nesër do të futet me misionin për ta fituar titullin e tretë të botës. Trimëresha pejane është edhe më e motivuar pas shpalljes “Xhudistja më e mirë e sotme në Botë” nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos. Ajo së bashku me Distria Krasniqin do të garojnë në kategorinë 52 kg në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Budapest të Hungarisë. Majlinda është favorite e madhe për ta fituar titullin të Botës, ndërsa Distria do të përpiqet të arrijë në zonën e medaljeve dhe të jetë sensacion i kësaj ngjarje të madhe.

Majlinda është në rrethin e dytë dhe e pret fituesen e sfidës ndërmjet zviceranes Evelyne Tschopp dhe koreanes Aerim Kwon, kurse Distria po ashtu është në rrethin e dytë dhe do ta presë fituesen në mes azerbajxhanases, Nazakat Azizova dhe marokenes Ikram Soukate. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është optimist se do të kthehen me medalje: “Besoj se do të kthehemi së paku me një medalje”. Ai është krenar...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat