Shabani kujton mrekullitë nëpër botë gjatë viteve të 80-ta

Xhudo

Shabani kujton mrekullitë nëpër botë gjatë viteve të 80-ta

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2017 Në ora: 11:41
Shaban Tërstena

Ish mundësi i mirënjohur shqiptar, Shaban Tërstena, kujton periudhën e artë të tij të viteve të 80-ta. Ai shkruan me krenari, për faktin se në katër kategori të mundjes ka medalje të arta, madje i artë edhe në Lojërat Olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me këtë stil luftarak, kam shkruar historinë të kampionateve të ndryshme, si një kampion unik me katër kategori të ndryshme. Së pari në vitin 1982, në Kampionatin botëror, fitova medaljen e bronztë në kategorinë 48 kg, mandej në 52 kilogram, ku u bëra Kampion Olimpik dhe kampion Evropian në vitin 1984, po ashtu edhe në kategorinë 57 kg shumë herë isha kampion, duke fituar edhe shume medalje te arta. Dhe më në fund ku u shpalla Kampioni i Mesdheut në kategorinë 62 kilogramë”, shkruan Tërstena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat