Driton Kuka: Garueset japoneze, ruse dhe braziliane si dëshirojmë

Xhudo

Driton Kuka: Garueset japoneze, ruse dhe braziliane si dëshirojmë

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2017 Në ora: 16:34
Drtion Kuka e Majlinda Kelmendi

Kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi (52 kg), së bashku me Distria Krasniqin (52 kg), Nora Gjakovën (57 kg) e Akil Gjakovën (73 kg), janë të përgatitur në çdo pikëpamje për Kampionatin Botëror të xhudos, që do të mbahet nga 28 gusht e deri me 3 shtator në Budapest të Hungarisë. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, tha se nesër do të nisen për në Budapest. Ai është optimist, se të paktën do të kthehen me medalje nga gara më e madhe.

 “Nesër do të nisem unë me Majlindën, sepse jemi të ftuar në ceremoni të shpalljes së më të mirëve për ciklin olimpik 4-vjeçar, kurse të dielën ekipi tjetër udhëton”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.  “Besoj që përgatitjet kanë ecur mirë”, theksoi ai. Majlinda, Nora, Distria e Akili, a besoni se do të fitoni medalje me të gjithë? “Besoj se do të kthehemi së paku me një medalje”, përgjigjet Kuka. Majlinda, dy herë kampione e Botës, nga njohësit e këtij sportit konsiderohet si favorite për titullin e tretë? “Për mua, Majlinda i ka arritur të gjitha në karrierën e saj dhe atë të arta, prandaj për mua çdo medalje e Majlindës nga kjo garë është e artë”, thotë Kuka. 

Përzgjedhësi tha se udhëtojnë me një synim: “Medalja me rëndësi, pra të kthehemi me medalje. Është gara më e madhe e vitit”. Kuka shpreson se do t’i shmangen garueseve nga disa shtete në rrethin e parë.  “Garueset japoneze, ruse dhe braziliane si dëshirojmë në grupet preliminare”, thotë Kuka. Majlinda e Distria garojnë në 52 kg, a dëshironi një finale ndërmjet tyre, çka do të ishte edhe kajmaku i kësaj ngjarje? “Dëshira ime e jetës do të ishte, por është Kampionat Botëror, prandaj duhet ulur topin në tokë”, ka thënë Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat