Majlinda nuk e lëshon fronin

Xhudo

Majlinda nuk e lëshon fronin

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 15:23
Majlinda, Distria e Nora

Është publikuar renditja e re e Federatës Botërore të Xhudos, dy javë para fillimit të Kampionatit Botëror që mbahet në Budapest të Hungarisë. Dy herë kampionia e botës në kategorinë deri 52 kilogram, Majlinda Kelmendi (52 kg), vazhdon të mbetet bindshëm e para. Me 3150 pikë, ajo kryeson renditjen, e ndjekur nga braziliania, Erika Miranda, që ka 640 pikë më pak. Në kategorinë e njëjtë, Distria Krasniqi (52 kg), mbetet në vendin e gjashtë me 1897 pikë, shkruan IJF, raporton "noc-kosovo.org".

Në kategorinë deri 57 kilogram, Nora Gjakova (57 kg) është në vendin e tetë me 1854 pikë. Në konkurrencën e meshkujve, Akil Gjakova(73 kg) është në pozitën 42 të kategorisë deri në 73 kilogram. Ai ka 584 pikë. Të katër garuesit tonë do të marrin pjesë në Botërorin e Budapestit, që fillon më 28 gusht 2017, ku Kosova synon medalje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat