Ja në cilin vend e ruan medaljen olimpike Majlinda Kelmendi

Xhudo

Ja në cilin vend e ruan medaljen olimpike Majlinda Kelmendi

Nga: K. Goca Më: 4 korrik 2017 Në ora: 13:31
Majlinda Kelmendi

Një numër i madh janë kureshtarë ta dinë për xhudisten Majlinda Kelmendin, se ku e ruan në fakt medaljen e artë olimpike që e fitoi në ‘Rio 2016’. Krenaria e kombit shqiptar i solli medaljen e parë të artë shtetit të Kosovës. Gazetarët francezë të “kosovox.com”, japin një detaj interesant gjatë reportazhit për Majlindën.  

“Objektet janë të thjeshta, një dhomë dyshe, e shtruar me tatami ngjyrë të verdhë dhe të kuqe, dhe e rrethuar nga dollapë. Modestia, dhe vlera kardinale e xhudos përshkon vendin. Në këtë dhomë, Majlinda ndodhet kudo: në fotografi, medalje, mure dhe kabinete. Vetëm medalja e artë e fituar në Rio në muajin gusht të vitit të kaluar, në kategorinë deri në 52 kilogram, Majlinda e ruan në dhomën e saj… Dhe nganjëherë fle me të, duke e vendosur nën jastëkun e saj. “Nuk mund as të marrë frymë pa të”, kujton kampionia, Majlinda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat