Gazetarët francezë zbuluan diçka interesante për Majlinda Kelmendin

Xhudo

Gazetarët francezë zbuluan diçka interesante për Majlinda Kelmendin

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 13:18
Majlinda Kelmendi

Ekipi i gazetarëve francez “Kosovox”, që po qëndron në Kosovë, javën e kaluar kanë vizituar heroinën e Kosovës, kampionën olimpike, Majlinda Kelmendi.

Një vit pas kurorëzimit me medaljen e artë në RIO, xhudistja, Majlinda Kelmendi, ende jeton në qytetin e saj të lindjes, në Kosovën Perëndimore. Shumë e pranueshme, kampionia olimpike, është bërë simbol i njohjes së Kosovës ndërkombëtarisht.Afërsia me një kampione olimpike mund të jetë e komplikuar. Por, për të gjetur Majlinda Kelmendin, së pari duhet të shkoni në Pejë, qytetin industrial me rreth 100 mijë banorë, që ndodhet rreth dy orë nga kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, raporton faqja e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Të ndihmuar nga nja taksi me ngjyrë të zezë dhe të bardhë, ndërsa me temperaturë deri në 38 gradë, Majlindën e gjejmë në lartësi të qytetit të Pejës.
Objektet janë të thjeshta, një dhomë dyshe, e shtruar me tatami ngjyrë të verdhë dhe të kuqe, dhe e rrethuar nga dollapë. Modestia, dhe vlera kardinale e xhudos përshkon vendin. Në këtë dhomë, Majlinda ndodhet kudo: në fotografi, medalje, mure dhe kabinete. Vetëm medalja e artë e fituar në RIO në muajin gusht të vitit të kaluar, në kategorinë deri në 52 kilogram, Majlinda e ruan në dhomën e saj… Dhe nganjëherë fle me të, duke e vendosur nën jastëkun e saj. “Nuk mund as të marrë frymë pa të”, kujton kampionia. “Pa marrë parasysh fitoret e ardhshme në gara, ajo do të mbetet momenti më i bukur i jetës sime”, shkruan “kosovox.com”, raporton “noc-kosovo.org”.

“Njerëzit filluan të qajnë kur më panë mua”
Një vit pas garave në Brazil, Kelmendi nuk e ka lënë vendlindjen e saj. Si kosovarja e parë që fitoi medaljen e artë olimpike, statusi i saj në vend ka evaluar. “Kur u ktheva, njerëzit më ndaluan në rrugë dhe filluan të qanin, duke më thënë që i kisha bërë krenar që ishin kosovarë”, kujton 26-vjeçarja.
Suksesi mund të ketë ardhur në maje, kurse ekipet ndërkombëtare të mediave tashmë e rrethojnë atë. “Majlinda është gjithmonë e njëjta, ajo nuk ka ndryshuar”, thotë Distria Krasniqi, shoqja e saj në tatami për 15 vjet. “Ajo mbeti shumë e përulur, shumë e arritshme”, shton trajneri i saj, Driton Kuka. “Xhudo kërkon një përulësi të tillë, nëse dikush dëshiron të qëndrojë në nivel”.

Majlinda Kelmendi, vajza nga Peja
Medalja e artë i kushtohet 17 viteve të punës së madhe, intensive, e cila filloi pikërisht këtu në Pejë. Majlinda ishte tetë vjeçare, kur ajo e shkeli një tatami. 
“Ajo ishte veçanërisht serioze dhe aplikoi për moshën e saj. Unë llogarita në atë që nga fillimi, ajo ishte një fëmijë unik për moshën e saj”, kujton Driton Kuka.
Ish-xhudisti i njohur nuk e ka të barabartë vlerësimin për talentët e vendit të tij. Në vitin 1991, ai ishte vetëm 19-vjeç kur shpërtheu konflikti jugosllav. Ai kishte për t’i dhënë fund një karriere shumë premtuese për të marrë armët, një vit nga Olimpiada e Barcelonës. Në mes të disa titujve të kampionatit kombëtar, shpresa e madhe e Jugosllavisë u detyrua të tërhiqte qëllimin e tij për të garuar në Lojërat Olimpike dhe të bëhej trajner në fund të luftës.
Prandaj, hakmarrjen e tij e gjeti përmes Majlinda Kelmendin. Dritoni e mori si fëmijën e tij dhe e bëri një makinë fituese. Kampione botërore për të rinj në vitin 2009, kampione evropiane në vitet 2014 dhe 2016, kampione botërore më 2013 dhe 2014. Zhgënjimi erdhi në Olimpiadën e Londrës në vitin 2012, ku u ndal, duke luftuar për ngjyrat shqiptare . Katër vjet më vonë, ajo ishte favorite e madhe në RIO, triumfoi në finale ndaj italianes Odette Giuffrida dhe u bë legjendë e Kosovës.

Nuk ka tretman preferues për Majlinda Kelmendin
Në një sallë të vogël në Pejë, krenaria kombëtare e Kosovës përzihet diku në mes. Aty janë rreth 20 xhudistë që mbulojnë tatamin, të veshur me të bardhë dhe të kaltërt, përqafojnë njëri tjetrin dhe hedhin pluhurin. Dëgjohet vetëm zëri i varfër që del nga gjoksi muskulor i Dritonit. Kolosi jep udhëzimet e ushtrimeve për xhudistët, derisa gjithmonë është i vëmendshëm ndaj vërejtjeve të tij,
“Ndonjëherë kam një trajnim individual, por shpesh stërvitem së bashku”, thotë Majlinda, që mezi nxjerrë fjalët nga fryma. Djem, vajza dhe madje edhe dy fëmijë stërvitin përkrahë kampiones. “Zakonisht ne jemi pak më pak, por pasi janë pushimet, disa fëmijë donin të vinin”, shton ajo.
Fati i saj ka mundur të jetë larg nga Kosova. Pas Rios, kampionia olimpike u kërkua me ngulm.
“Kazakistani na ofroi tre millionë euro për të garuar për ta, por ne refuzuam. Parat nuk janë një argument i fortë. E kam zhvilluar këtu Majlindën, ajo është prodhim 100 për qind i Kosovës”, thekson Driton Kuka.
Tre millionë euro janë pasuri në Kosovë, veçanërisht për një vajzë të re, që jetonte në kushte të vështira gjatë fëmijërisë së saj.
“Kam kërkuar nga qeveria që ta paguajë vlerën e Majlindës dhe sukseset”, shtoi trajneri.

22 klube të xhudos në Kosovë
Situata e Majlinda Kelmendit tani është e sigurtë. Driton Kuka, tani ka për qëllim ta masivizojë xhudon në vendin e tij. Dhe kjo po shkon përmes bisedimeve me qeverinë.
“Përpara vitit 2012, qeveritarët nuk brengoseshin për sportin tonë, por tani ne jemi vazhdimisht të kërkuar”, shprehet trajneri. Koalicioni PDK-AAK-Nisma kishte propozuar që xhudistët të kandidojnë në zgjedhjet e fundit parlamentare. “Ishte e pamendueshme, edhe nëse sipas tyre, Majlinda, do të mjaftonte të merrte pjesë në Parlament një herë në muaj”, zbulon Dritoni.
Të pakënaqur me çdo gjë që mund t’i ngjajë rimëkëmbjes politike, trajneri ia ka kufizuar Majlindës kontaktet me politikanët, në mënyrë që të fokusohet vetëm në xhudo.
Në Kosovë, efekti i medaljes së artë tashmë ka funksionuar. Kosova tani ka 22 klube, kurse para garave në Brazil operonin gjashtë. “Është një gjë e mirë, por në mënyrë profesionale ne ende nuk mund të garojmë në baza të barabarta me vendet tjera”, thotë Kuka.
Trajneri është i mbingarkuar. “Ekipet e mëdha kanë disa trajnerë, video analiza, fizioterapeutët… kurse unë jam vetëm. Kur Majlinda u lëndua, m’u desh ta pyesja mjekun e ekipit kundërshtar për të marrë kujdesin e saj”.

Pensionimi në 2020… ose 2024?
Niveli i xhudistëve është i prekur nga mungesa e trajnerëve të nivelit të lartë. Driton Kuka mund të merret vetëm me tre ose katër xhudistë. Ai duhet të zgjedhë nga një grup sportistësh me cilësi të lartë, duke lënë prapa disa profile premtuese.
Majlinda është duke punuar për të mbrojtur titullin e kampiones në Olimpiadën e Tokios 2020. Trajneri e sheh atë si asistente në të ardhmen, për t’ia ngarkuar disa detyra. “Unë jam e sigurt se do të bëhem trajnere në fund të karrierës time, por nëse nëse vazhdoj me këtë ritëm dhe niveli mbetet i njëjtë, pse të mos vazhdojë deri në vitin 2024?”, u shpreh Kelmendi.
Duke parë trenin e saj me një ngritje të tillë, vështirë të imagjinosh se ajo do të varë kimonon e saj në Lojërat e ardhshme Olimpike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat