Majlinda e Dritoni: “Bota sot” gjithmonë në nivel të lartë

Xhudo

Majlinda e Dritoni: “Bota sot” gjithmonë në nivel të lartë

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2017 Në ora: 11:10
Majlinda e Dritoni

Sportistët e degëve të ndryshme vlerësojnë lartë rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të gazetës kombëtare “Bota sot”. Xhudistja Majlinda Kelmendi, kampione e Botës dhe e Evropës, si dhe përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, vlerësuan lartë gazetën “Bota sot”.

“Gazetë e cila është gjithmonë në nivel të lartë të informacionit. Në sport ka dhënë një kontribut të madh”, tha Kuka. Ndërkaq, krenaria e sportit shqiptar, Majlinda, shprehet se “Bota sot” është një zë i fuqishëm i sportit. “Gjithmonë ka paraqitur ngjarjet me profesionalizëm të lartë dhe është në shërbim të sportit”, tha Majlinda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat