Polici i Prishtinës, i ndarë në dy fronte

Xhudo

Polici i Prishtinës, i ndarë në dy fronte

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 19:39
Polici i Prishtinës

Klubi i xhudos Polici i Prishtinës i ndarë në dy fronte. Njëri grup morri pjesë në Turneun ndërkombëtar të xhudos në Strugë të Maqedonisë me trajnerët Bekim Salihun dhe Arben Cenën, ndërsa grupi e dytë në Austri me trajner Anton Cenën. Rezultatet janë një medalje e artë, tri argjendi dhe një të bronztë! Në Graz të Austrisë klubi Polici mori pjesë me tre garues në turneun ndërkombëtar "Creativ graz judo turnier" në të cilin kanë marrë pjesë 14 shtete me mbi 500 gares. Rezultatet janë: 1. Dardan Cena U15 -42 kg zuri vendin e dytë.

2. Rrezarta Alimi U14 -52 kg vendin e dytë. 3. Florian Gerguri U12 -34 kg vendin e tretë i klubit te Judos " Studenti" te Vushtrrisë.

Në Strugë të Maqedonisë u mbajt turneu ndërkombëtar “Struga Open 2017” në të cilin morën pjesë rreth 450 garues dhe 42 klube nga Maqedonia, Shqipëria, Holanda, Greqia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Serbia, Bosnja Hercegovina dhe Kosova. Klubi i Xhudos "Polici" mori pjesë në këtë garë me këta garues dhe arriti këto rezultate:

1. Art Thaqi -42 kg vendi i parë. 2. Vendim Raci -66kg vendi i dytë. 3. Artemis Bilalli +66 kg pa plasman. 4. Kreshnik Boroci +90 kg pa plasman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat