Kuka flet për rezultatet e sotme të garuesve tanë në Evropian

Xhudo

Kuka flet për rezultatet e sotme të garuesve tanë në Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 21 prill 2017 Në ora: 13:54
Majlinda Kelmendi

Xhudisti Akil Gjakova (73 kg) dhe xhudistja Loriana Kuka (90 kg) janë eliminuar nga Kampionati Evropian që po mbahet në Varshavë të Polonisë. Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, tha se për Lorianën ka qenë përvoja e parë. “Ekipi ynë përfundoj paraqitjen në Evropian! Dy medalje (e artë Majlinda Kelmendi, e bronztë Nora Gjakova), një vend i 7-të dhe një vend i 9-të, me dy fitore të Akil Gjakovës sot!

Loriana e Fjolla përvojën e parë në kësi niveli e përfunduan qysh në luftërat e para, realisht ju duhet ende për nivelin e tillë të garave! Distria dhe Akili sipas meje se kanë jap maksimumin, realisht kanë pasur mundësi më shumë, Distria pas humbjes në çerekfinale në luftë repesazh nuk ishte në nivelin e duhur njëjtë sikur Akili i cili fitoj dy lufta por në luftën e tretë luftoj dobët pa motiv për fitore! Megjithatë Kampionati më i suksesshëm në Histori të Kampionateve Evropiane kurdo herë në Sportin tonë! Drejt Tokios me shpresë për shumë Norma Olimpike!”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat