Kuka: Koncentrimi kryesor në Kampionatin Evropian

Xhudo

Kuka: Koncentrimi kryesor në Kampionatin Evropian

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 19:13
Agron Kuka

Xhudoja është sporti që i ka sjellë Kosovës medalje e trofe të shumta nga rrafshi ndërkombëtar. Në fakt, i solli medaljen e parë të artë olimpike dhe historike. Kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi, pastaj Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova, Loriana Kuka, janë garueset që do të përgatiten për Kampionatin Evropian, që mbahet me 20-23 prill në Varshavë të Polonisë, këtë e konfirmoi edhe Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës. Xhudoja është në rrugë të mirë edhe me klube, sidomos në vitin e kaluar janë themeluar edhe pesë klube të reja, kjo nënkupton për një interesim të madh për t’u marrë më këtë sport që ka sjellë të gjitha medaljet e trofetë e mundshme, duke iu falënderuar krenarisë tonë, Majlindës. Kuka deklaroi për gazetën kombëtare “Bota sot” se po punohet me të rinjtë e të reja. “Xhudo në Kosovë, si sporti me rezultatet me të mëdha është në ekspansion gjithandej! Vitin e fundit janë hapur edhe pesë klube të reja (Prishtina, Llapi, Sankaku nga Fushë Kosova, Kodokan nga Peja dhe Ippon - 8 Marsi Pejë) në qendra të ndryshme të Kosovës, por puna për zhvillimin e mëtutjeshëm për sportin e xhudos do të vazhdojë edhe më tej. Qëllimi ynë është që në çdo komunë të ketë së paku...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat