Dita e Dardanit!

Xhudo

Dita e Dardanit!

Më: 19 shkurt 2017 Në ora: 12:42
Pamje nga fituesi e medaljeve

Në turneun ndërkombëtar Grand Prix në Banska Bystricë kanë marrë pjesë 16 shtete me 560 garues. Klubi i xhudos “Polici” nga Prishtina mori pjesë me 2 garues: Dardan Cenën dhe Rrezarta Alimin, ndërsa “Studenti” i Vushtrrisë me Florian Gërgurin. “E veçanta e kësaj gare ishte se në këtë turne ka pasur edhe gara ekipore për grupmosha të ndryshme. Meqë Dardan Cena është edhe shtetas sllovak, klubi i xhudos “Dukle” i Banska Bystrices kërkuan nga unë që Dardani të lufton për ta. Meqë unë kam garuar për këtë klub para 25 vjetësh pranova që të garon edhe Dardani për ta. Lirisht mund të them që ishte dita e tij se brenda ditës i ka zhvilluar 8 lufta dhe të gjitha i ka fituar. Pesë lufta në kategorinë e vet dhe tri ekipore dhe që të gjitha me ippon. Që nga sot i erdhën ofertat për kampe të ndryshme. Medalja e dyte e artë është fituar prej Rrezarta Alimit e cila i ka fituar 4 lufta dhe të gjitha me ippon. Garuesi i fundit Florian Gërguri luftën e parë e ka fituar me Ippon. Ndërsa të dytën deri në 2 sekondat e fundit ka udhëhequr por ishte pa fat se hungarezi arriti që ta hedhë në sekondën e fundit dhe më pas mbeti pa plasman.  Pra edhe ne e festuam ditën e flamurit larg Kosove, por me tri medalje të arta dhe një kupë ne garat ekipore”, tha Cena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat