Trajneri i Majlindës godet fortë e keq Komitetin Olimpik

Xhudo

Trajneri i Majlindës godet fortë e keq Komitetin Olimpik

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 12:17
Majlinda Kelmendi

Suksesi i xhudisteve Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit ngriti në këmbë tërë shtetin e Kosovës, por edhe kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët, duke shkruar, uruar e festuar kush më shumë e kush më pak. Majlinda, krenaria e sportit tonë, kampionia olimpike, fitoi medaljen e artë në Grand Slam të Parisit, ndërsa Distria Krasniqi të bronztën. Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, godet fortë e keq Komitetin Olimpik të Kosovës. “Vetëm portali dhe rrjetet sociale të KOK-ut në gjumë! Apo ndoshta s'ka pas nivel gara në Paris !?”, shkruan Driton Kuka. Sa për dijeni, në Paris ishin mbi 15 mijë shikues, kur e tërë palestra u ngritë në këmbë dhe duartrokiti ambasadoret tona sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat