Ja kush e priti Majlindën

Xhudo

Ja kush e priti Majlindën

Nga: K.G. Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 15:28
Pamje nga pritja që iu bë Majlindës e Dritonit

Majlinda Kelmendi, kampione olimpike, kudo që shkon, pritet në mënyrën më madhështore. Krenaria e sportit tonë, së bashku me përzgjedhësin e kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, janë pritur nga ambasadori Shpend Kallaba.

“Ekipi ynë nesër merr pjesë në European judo Open në Sofje, kurse sot patëm takim dhe u pritëm së bashku me Majlindën në Ambasadën e Kosovës në Bullgari! Faleminderit stafit të Ambasadës dhe Ambasadorit Shpend Kallaba për pritje të ngrohtë!”, shkruan Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat