Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës dhe xhudistja Majlinda Kelmendi, kampione olimpike, aktualisht janë në Slloveni dhe me gjasë për t’i vazhduar përgatitjet për sfidat që i presin në vitin 2017.
“Me yjet dhe legjendat e sportit të Kosovës. Majlinda Kelmendi, kampionen absolute dhe me Driton Kukajn prodhuesin e kampionëve serik botëror e olimpik”, shkruan Vlona Maloku, kampione e pingpongut në Kosovë.