Trimëresha që bëri botën të flasë për të!

Xhudo

Trimëresha që bëri botën të flasë për të!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 janar 2017 Në ora: 01:40
Majlinda Kelmendi

7 gushti i vitit 2016, gjithmonë do të kujtohet si data më e veçantë për shtetin e Kosovës! Në Rio të Brazilit, krenaria jonë, xhudistja Majlinda Kelmendi (52 kg) fitoi medaljen e artë olimpike! Trimëresha me zemër pejane i solli medaljen e parë historike shtetit më të ri në botë dhe e bëri tërë botën të flasë për të! Dhe para këtij suksesit historik, ajo u bë kampione e Europës në Kazan të Rusisë. Spektakolare ka qenë data e 21 prillit të vitit 2016, kur Majlinda u ngjit në podium si e arta europiane dhe e detyroi gardën ruse ta nderoi himnin dhe Flamurin e Kosovës.  Kjo u komentua gjerë e gjatë dhe që ngriti emocione të mëdha.

Po me 21 prill, Nora Gjakova rrëmbeu medaljen e bronztë në Kampionatin Europian. Majlinda kujton periudhën e vitit 2015 e 2016, që ka qenë tejet interesante për të, sepse kthehej pas një lëndimit. “Periudhë e paharrueshme, emocionet ishin të pakontrolluara, sepse pas shumë lëndimeve, për më së një vjet e gjysmë u riktheva, atëherë kur u desh më së shumti dhe popullit shqiptar ia solla medaljen e artë Olimpike”, thotë Majlinda për gazetën kombëtare “Bota sot”. Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, njeriu i Vitit apo trajneri më i mirë shqiptar, shumë herë e tradhtuan lotët e gëzimit! Nuk përmbahej dot, sepse synimi final i tij ishte vetëm medalja e artë olimpike. “Vit i sfidave e sakrificave sublime të ekipit tonë, por në fund ajo për të cilën kemi punuat krejt jetën, medalja e artë Olimpike u arrit, e para për shtetin tonë qysh në Olimpiadën e parë e arritur!”, thotë Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat