Cena: Ja çfarë me tha gruaja japoneze për Kosovën

Xhudo

Cena: Ja çfarë me tha gruaja japoneze për Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 12:13
Cena në mes, me të zeza trajnerja japoneze

Anton Cena, shef i Njësisë së Taktikave Mbrojtëse dhe Aftësimit Fizik të policisë së Kosovës, xhudisti veteran e trajneri i klubit të xhudos Polici nga Prishtina, tash e disa ditë është në Tokio të Japonisë. Ai po takohet me klubet të shumta, por merr edhe komplimente sidomos kur dëgjojnë se vjen nga shteti që ka krenarinë e sportit, kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi. Ai tregon se çfarë i tha gruaja japoneze, ndryshe është trajnerë Ryoko Watanabe. “Unë jam ardhur për lobim këtu. Çdo ditë në një klub. Me të arritur në Universitetin Kanazawa-gakuin-university me priti trajnerja e Kombëtares së femrave Ryoko Watanabe. Si më vërejti në veshje sportive – Kosova, me tha:  Une jam ardhur per lobim këtu: Mirë se vjen prej shtetit të kampiones olimpike. Ishte një stërvitje e përbashkët femra –meshkuj. Mbas ushtrimeve trajnerja Watanabe me përgëzoj për rezultat dhe me tha: Majlinda Kelmendi për ne japonezet është ikonë e xhudos. Unë i thash, ajo edhe në jetën e saj me punë, sjellje dhe respekt që ka nuk dallon aspak prej cilës do japoneze. Në fund kapitenit të meshkujve dhe femrave ju dhurova nga një fanellë të Kosovës, me nga një flamur të Kosovës dhe Shqipërisë. Të gjithë me përgëzuan, si është e mundur një 53 - vjeçar me luftuar me seniorë dhe 10 lufta nga 6 minuta”, tregon Cena për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat