Ja pse testohet Majlinda Kelmendi në Zagreb

Xhudo

Ja pse testohet Majlinda Kelmendi në Zagreb

Nga: K.Goca Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 12:23
Majlinda gjatë testimit

Kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi, është testuar sot në orët e mëngjesit në kryeqytetin kroat, Zagreb. “Testimet e Ekipit Olimpik të xhudos sot në mëngjes në Fakultetin Kineziologjik në Zagreb shënojnë nisjen e bashkëpunimit mes federatës së xhudos dhe Këtij institucioni shkencor, testimet specifike për sportin e xhudos me profesor Hrvoje Sertiq dhe ekipin e tij!
Testimet do t’i kryejnë Majlinda, Nora,Distria, Akili dhe Loriana”, shkruan Driton Kuka, përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat