Befasuan në Slloveni e Mal të Zi

Xhudo

Befasuan në Slloveni e Mal të Zi

Nga: K.G. Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 13:00
Pamje e garuesve medalist në Slloveni

Xhudistët e rinj të klubit Polici nga Prishtina befasuan organizatorët e turneut të xhudos në Slloveni. “Në Koroshka të Sllovenisë përfundoi turneu ndërkombëtar në xhudo, në të cilën morën pjesë 33 shtete me 1120 garues. Klubi ynë arriti këto rezultate: 1. Anes Veseli - vendin e parë në U14 (-60 kg);  Art Veseli - vendin e 3-të në U16 (-42 kg) dhe Dardan Cena i pesti në U14(- 42 kg), ka mbet pa medalje. Gara e radhës me 25 nëntor në Zagreb. Me këtë rezultate kemi treguar që kemi garues që premtojnë. Grupi i dytë, i udhëhequr nga Agim Veseli dhe trajneri Arben Cena përfundoi me sukses garën “Dr. Sçepan SimaniÇ" të mbajtur në Podgoricë. Muhamedin Veseli - vendi i parë (-34 kg);  Diar Veseli - vendi i dytë (+60 kg);  Vendim Raci - vendi i parë (-55 kg e -60 kg), Ari Veseli -vendi i dytë (-73 kg); Arben Cena - vendi i dytë (81 kg)”, ka tregon Anton Cena, trajner i KXh Policit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat