Agron Kuka tregon sa pikë botërore fituan Distria e Fjolla?

Xhudo

Agron Kuka tregon sa pikë botërore fituan Distria e Fjolla?

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shtator 2016 Në ora: 18:35
Agron Kuka

Xhudistja Distria Krasniqi (52 kg) u stolis me medalje të argjendtë, ndërsa Fjolla Kelmendi (48 kg) me të bronztën në turneun Grand Slam në xhudo, që u mbajt në Zagreb.  Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, tha se Distria fiton edhe 180 pikë botërore. “Performancë jo e mirë në finale! Megjithatë medalja e argjendtë dhe 180 pikë janë sukses i madh për Distrinë!”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Kuka shprehet i lumtur me paraqitjen që bëri Fjolla. “Është kënaqësi e veçantë ta shohësh dikë që është kthyer pas 7 vite pauzë, pra të rikthehet në këtë mënyrë, shpresoj që Fjolla të vazhdoj me punën që është duke bërë dhe të bëhet kandidate serioze për normë në Lojërat Olimpike – ‘Tokio 2020’. Fjolla ka fituar 120 pikë botërore”, ka thënë Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat