Çartet trajneri i Majlinda Kelmendit

Xhudo

Çartet trajneri i Majlinda Kelmendit

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shtator 2016 Në ora: 11:40
Dritoni me Majlindën

Po ta ndjekshin rrugën e Driton Kukajt shumica e sporteve, sot shteti i Kosovës do të kishte edhe shumë medalje tjera olimpike, madje edhe shumë tituj të Europës e të botës.  Kukaj ka vite që iu ka bërë të qartë të gjithëve se me punë profesionale arrihet të suksesi dhe jo me deklarata. Kukaj ka kohë që kërkon të kategorizohen sportet, sepse pa kategorizim nuk mund të arrijmë në cakun ku dëshirojmë. Kuka ka kohë që kërkon të stimulohen e të trajtohen sportistët e kuadrit botëror, njëkohësisht edhe talentet e mëdhenj, jo të mbesin nën hije e nën nivelin e atyre sportistëve të mëhallës.  Dikush thotë pse u çartë apo u çmend ky Driton Kukaj dhe pse po kritikon së fundi! Një trajneri i nivelit botëror si Kuka nuk ka çare si thonë në popullin tonë: pa dalë mendsh, sepse ai do edhe në sporte të tjera të kemi sportistë të nivelit botëror, sepse çdo suksese e fuqizon edhe shtetin. Nuk ka çare njeriu pa u qartë ose pa u “çmend” në aspektin e nervozizmit në vendin tonë, sepse nuk ta vlerësojnë si duhet mundin, djersën e një sportistit kulmorë. Së pari presim bota të na ngre në qiell, atëherë të na bindin se vërtet kemi një sportiste të madhe siç është kampionia olimpike, xhudistja Majlinda Kelmendi, pastaj Nora Gjakova, Distria Krasniqi e kështu më radhë.  Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, tani e di adresën e suksesit të madh. Tani e di kush pruri medaljen e artë olimpike. Tani e di pse duhet të ulet në tryezë dhe të kërkojë me këmbëngulësi kategorizimin e sportit. Sepse e ka parë edhe në Lojërat Olimpike – ‘Rios 2016’, edhe në Lojërat Evropiane – ‘Baku 2015- se ku është suksesi. Nora e bronztë në Baku dhe Majlinda e artë në Rio! Nuk është marre Besim Hasani të dëgjojë Driton Kukajn se çfarë kërkon. Sepse Kukaj nuk po kërkon për xhepin e vetë, as për sportistët e veta, por troç  kërkon se çka duhet të bëjmë për të mirë, si duhet të koordinohem, kush duhet të jetë në plan të parë dhe pse. Nesër mund të marr primatin boksi, mundja, atletika, atëherë kjo është e mira për të gjithë. Kategorizimin nuk e kërkon për vete, se fundja Driton Kukaj me garuese mnnuk ka bërër emër dhe suksese se i ka dajë e nipa apo shoqëri, por me punë e cilësi është në rangun më të lartë botëror. Krejt Bota flasin për suksesin e tij, shumë garues nga shtetet e ndryshme vijnë edhe në qytetin piktoresk Peja dhe kërkojnë formulën se si ka ardhur te një Majlindë super bombë. Sukseset e Kukajt lidhen me profesionalizëm dhe sipas rrugës së tij do të kemi edhe shumë norma tjera për Lojërat Olimpike – ‘Tokio 2020’, sepse vetëm kështu e lartësojmë veten, sportin tonë, shtetin e Republikës së Kosovës.   Majlinda Kelmendi detyroi gardën ruse ta nderoi himnin e flamurin e Republikës së Kosovës. Pse mos të kemi edhe shumë sportistë të tjerë të nivelit të xhudos dhe të bëjmë botën të na lavdërojë. Pse pas xhudos, edhe mundja, edhe boksi, edhe atletika mos të jenë në nivel të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat