Kuka bën sensacion të radhës, ja çfarë pret nga shteti!

Xhudo

Kuka bën sensacion të radhës, ja çfarë pret nga shteti!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 gusht 2016 Në ora: 13:14
Driton Kuka e Majlinda Kelmendi

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, nuk e ka ndërmend t’i jep vetës asnjë minutë pushim. Ai ka sistem sikur gjerman e zviceran, do punë e vetëm punë dhe të krijojë edhe një strukturë tjetër që do t’i sjellin Kosovës medalje olimpike. Ai pak merret me fjalë, më shumë fokusohet për krijimin e sportistëve botëror. “Projekti i ardhshëm ‘Tokyo 2020’. I kemi identifikuar të gjithë garuesit potencial për Lojërat Olimpike 2020! Por së pari pres nga shteti që Xhudo të shpallet Interes Nacional!
Dua që kjo eufori të rezultoj me seriozitet në perkrahje e synim te përbashkët ma tutje. Majlinda, Nora, Distria, Akili, Loriana, Leutrimja edhe të tjerë janë të gatshëm të vazhdojnë tutje, mua më duhet përkrahje të kompletoj ekipin me Shtab teknik. Xhudo dua të Shpallet interes Nacional!”, tha Kuka. Ky është sensacion, sepse Kuka tashmë e ka të qartë se çfarë do pas katër vitesh. Tani i ka garuesit e identifikuar për Lojërat Olimpike, këtë shembull duhet ta ndjekin sportet tjera në Kosovë.  Kuka nuk ndalet, nuk ndalet me një medalje të artë, do shumë medalje tjera. Ai e ka në krye të anijes kampionen olimpike, Majlinda Kelmendin dhe vazhdojnë rrugën e sukseseve dhe të projekteve të mëdha. Ky është i madhi Driton Kuka, pejan i spikatur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat