Majlinda e Kuka, me një mesazh emocionues për ‘Zizin’ në spital

Xhudo

Majlinda e Kuka, me një mesazh emocionues për ‘Zizin’ në spital

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 gusht 2016 Në ora: 13:43
Majlinda Kelmendi e Driton Kuka

Aziz Salihut iu bë zemra mal në spitalin e Stambollit, kur dëgjoi se Majlinda Kelmendi është kampione olimpike! Ish boksieri i mirënjohur, ‘Zizi’, fitues i medaljes së bronztë olimpike në Los Anxhelos në vitin 1984, gati sa kishte fluturuar nga gëzimi kur kuptoi se xhudistja Majlinda është fituese e medaljes së artë dhe për një moment kishte harruar të gjitha peripecitë, se ai e di se çka do të thotë të jesh medalist olimpik. Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi dhe përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, kanë një mesazh emocionues për ‘Zizin’.  Majlinda e Dritoni nga Rio flasin ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot”, duke iu drejtuar me një mesazh ‘Zizit’. “Lutemi për shëndetin e tij. Çdo ditë kemi biseduar me dëshirë për shërim sa ma të shpejtë”, tha Kuka.  Njerëzit e mëdhenj si Majlinda e Kuka nuk e harrojnë dot ‘Zizin’ sepse siç thonë ai ka qenë gjithmonë një frymëzim i madh për ta.  Medaljen olimpike ia dedikojnë ‘Zizit’. “Medalja i dedikohet ‘Zizit’ për shërim sa më të shpejt’, thotë Kuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat