Bezhani uron Kelmendin, “thumbon” sportistët kuqezi

Xhudo

Bezhani uron Kelmendin, “thumbon” sportistët kuqezi

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 10:58
Majlinda në mesin e medalisteve

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, ka uruar kampionen olimpike Majlinda Kelmendin për suksesin e arritur të dielën në Rio. Njëherësh, kreu i olimpizmit kuqezi ka “thumbuar” në mesazhin e urimit nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, se kjo sportiste është stërvitur fort dhe nuk është marrë me fjalë. “Urime Majlinda, urime Kosovë! Majlinda, urime për medaljen e artë që fitove në Olimpiadën e Rios. Na bëre krenarë, duke nderuar veten, trajnerin tënd, Kosovën dhe të gjithë shqiptarët. Fati nuk desh që 4 vite më parë të triumfoje edhe në Londër, por t’i nuk u tërhoqe, përkundrazi”, ka thënë Bezhani,  raporton panoramasport.  V”azhdove të punosh, madje më fort dhe me përkushtim, duke e ditur brenda teje se një ditë do të arrije këtu ku je sot, kampione e botës dhe olimpike. Nuk u more me fjalë, por u stërvite me një vullnet të hekurt, duke bërë realitet ëndrrën tënde dhe të të gjithë shqiptarëve.Urime dhe suksese të mëtejshme, pasi e di që nuk do të ndalesh këtu”, ishte mesazhi i urimit i presidentit të KOKSH-it, Viron Bezhani, për kampionen e artë olimpike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat