Histori mahnitëse! Ja sa shqiptar kemi me medalje olimpike

Xhudo

Histori mahnitëse! Ja sa shqiptar kemi me medalje olimpike

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 gusht 2016 Në ora: 00:23
Shaban Tërstena, Aziz salihu, Shaban Sejdiu e Majlinda Kelmendi

I biri i ish-boksierit të mirënjohur, Azis Salihut,  Mentori, ka ilustruar katër fotografi dhe postoi në facebook.  Ka renditur olimpikët e shqiptarisë. Nuk e kishte të lehtë të bënte këtë renditje, për faktin se babai i tij ka më shumë se 60 ditë që është në spital dhe tani në njërin nga spitalet e Stambollit, për shkak se ka të dëmtuar dukshëm pankreasin. Mentori nuk e kishte të lehtë, sepse  është i emocionuar së tepërmi, por shumë krenar, ngase në fotot që ka ilustruar rendit katër medalist, Shaban Tërstenën, pastaj  prindin e tij, "Zizin", më pas Shaban Sejdiun e Majlinda Kelmendin. Katër foto sa një mijë fjalë dhe vet këto renditje  të fotove kishin më shumë se një mijë fjalë. Ai përçonte një mesazh në botën shqiptare.  Me një fjalë, kemi histori mahnitëse sportive dhe si komb shqiptar. Për 36 vjet, shtatë medalje olimpike janë në xhepin e shqiptarëve. E para, për shtetin e Kosovës vjen me 7 gusht të vitit 2016! Xhudistja Majlinda Kelmendi i solli medaljen e artë olimpike shtetit më të ri në botë, Kosovës! Majlinda Kelmendi, e kush tjetër, femra e parë shqiptare medaliste e artë olimpike në kategorinë 52 kg!  Majlinda apo krenaria jonë, flakëroi në Rio të Brazilit. Mbi 7 milionë shqiptar, Majlinda është femra e parë e artë me medalje olimpike! Kemi edhe katër medalist tjerë olimpik në kohërat e ndryshme nga viti 1980 e deri më tash.  I pari që kishte fituar medalje olimpike pa dyshim është mundësi Shaban Sejdiu. Ai në vitin 1980 fitoi medaljen e bronztë në kategorinë 68 kg në Lojërat Olimpike të zhvilluara në Moskë të Rusisë. Pas katër viteve, në Los Anxhelos, ishte vit i shpërthimit të shqiptarëve. Tre medalist olimpik! Aziz Salihu stoliset me medaljen e bronztë, pastaj Shaban Sejdiu me të bronztën, e dyta në karrierën e tij, këtë herë në kategorinë 74 kg. Shqiptari i parë me medalje të artë olimpike është Shaban Tërstena në kategorinë 52 kg në mundje. Ai u stolis në vitin 1984, deri më tash ish i vetmi shqiptar i artë olimpik, por tani iu shtua edhe Majlinda, e arta e Rios. Shaban Tërstena fitoi edhe një medalje tjetër olimpike, të argjendtën në 52 kg në Seul në vitin 1988. Salihu, Sejdiu e Tërstena atëkohë garuan për shtetin që nuk ekziston më, Jugosllavia, sepse ashtu ishte sistemi, gjashtë Republika (Kroacia, Sllovenia, Bosnja e Hercegovinës, Serbia, Mali i Zi e Maqedonia) e dy krahina (Kosova e Vojvodina) përbënin shtetin e asaj kohe. Në vitin 1996, ish-boksieri i mirënjohur Luan Krasniqi u stolis me medaljen e  bronztë në Lojërat Olimpike ne Atlantë. Krasniqi mbrojti ngjyrat e shtetit gjerman. Dhe pas 20 viteve pritje, në skenë del Majlinda Kelmendi, e cila fitoi medaljen e artë olimpike për shtetin e Kosovës, për shtetin më të ri në botë.  Mentas Allajbegu, i ndjeri, trajneri i mundjes, më i suksesshmi shqiptar, Lah Nimani, i ndjeri, trajneri i boksit, më i suksesshmi shqiptar dhe tani i shtohet edhe kryetrimi Driton Kuka, një trajner i klasit botëror në xhudo që po çudit botën sportive. Madje shumë herë garues të shteteve të ndryshme vijnë në Pejë dhe kërkojnë ta dinë më saktësisht se çfarë formule ka Driton Kuka që prodhon klas botëror si Majlinda. Driton Kuka është trajneri më i suksseshmi që njeh bota shqiptare apo që shkon rrugës së Mentas Allajbegut e Lah Nimanit, që këta të fundit prodhuan asa të shumtë në kohë të tyre. Driton Kuka ka tejkaluar të gjitha parashikimet, ka thyer rekord pas rekordi dhe nuk ka medalje që nuk ka fituar me garueset e tija sidomos me trimerëshën Majlindë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat