Kuka: Ende jam në emocione që na solli e veçanta Majlindë

Xhudo

Kuka: Ende jam në emocione që na solli e veçanta Majlindë

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 gusht 2016 Në ora: 19:48
DRiton Kuka, Majlinda Kelmendi, Agron Kuka, Distria Krasniqi

Majlinda historike! Majlinda Kelmendi bëri krenar shqiptarët kudo që jetojnë e veprojnë. Mbrëmja e 7 gushtit do të kujtohet gjithmonë, për faktin se Majlinda i solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike. Trimëresha jonë pati një rrugëtim goxha të vështirë, por një nga një hoqi qafesh rivalet dhe në finale e mposhti edhe italianen Odette Giuffrida. Prej ditësh mediat e mirënjohura botërore kishin paralajmëruar se Majlinda do të fiton medalje, kjo u bë edhe realitet. Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, që nga dita e parë kur u vendos në Rio së bashku me të vëllain Dritonin, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në xhudo, kishte besim se medaljen do ta kenë në xhep, duke e njohur karakterin dhe guximin e krenarisë tonë, Majlindës. Në asnjë moment nuk dyshoni ani se shortin e konsideroni si të vështirë, por i dini fshehtësitë e Majlindës se ku mund të eksplodoi e t’i zë mat kundërshtaret. Agroni nuk e kishte lehtë të përmbahej nga emocionet e lotët kur u shpall Majlinda kampione olimpike. Ishin momente më drithëruese për të, sepse çdo medalje është në vitrinën e xhudos e të shtetit të Kosovës. Majlinda nuk ka garë që nuk ka fituar, është dy herë kampione e Botës dhe e Evropës dhe tani kampioni olimpike. Agroni nga Rio në intervistën ekskluzive për gazetën kombëtare “Bota sot” tregon për emocionet e tija dhe për planet në të ardhmen. 

“Bota sot”: A ishin momentet me emocionuese në karrierën tuaj?

Agron Kuka: Pa dyshim momentet me emocionuese në jetën time sportive që kam përjetuar gjatë tërë ditës dhe ende jam nën ndikimin e këtyre emocioneve që na solli e veçanta Majlindë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat