Për çfarë e akuzon gazeta italiane Majlindën?

Xhudo

Për çfarë e akuzon gazeta italiane Majlindën?

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 18:51
Shkrimi i gazetës italiane

E përditshmja më e njohur italiane, “La Gazzetta Dello Sport”, ka publikuar pak minuta më parë një lajm aspak të mirë për xhudisten e Kosovës  Majlinda Kelmendi, e cila ka fituar medaljen e artë në “Rio 2016” në sportin e xhudos, në peshën -52kg. Sipas “La Gazzetta”, Kelmendi nuk është paraqitur në një kontroll antidoping në qershor të këtij viti, të kryer nga Agjencia Franceze Antidoping (asokohe Kelmendi stërvitej në Saint Cyprien, me kombëtaren franceze). Por e përditshmja italiane pranon gjithashtu se medalja e artë e xhudistes së Kosovës nuk është në rrezik edhe për faktin se Agjencia Franceze Antidoping dhe ajo Ndërkombëtare (WADA) janë në konflikt për këtë çështje, raporton telesport. Një koment apo lajm aspak i këndshëm i të përditshmes italiane, ndoshta edhe për faktin se në finale e peshës -52kg, Majlinda Kelmendi mundi një sportiste italiane, Odette Giuffrida. Sipas gazetës italiane, Majlinda Kelmendi rrezikon të mos zhvillojë asnjë garë në Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat