Çfarë i tha Bach në vesh Majlindës?

Xhudo

Çfarë i tha Bach në vesh Majlindës?

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2016 Në ora: 14:37
Bach e Majlinda

Të gjithë e pamë kur presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Tomas Bach, kur ia dorëzoi medaljen e artë olimpike xhudistes Majlinda Kelmendit. Bach i tha diçka në vesh Majlindës dhe që e bëri edhe më të lumtur krenarinë tonë. Thomas Bach, president i KON-it, ia dorëzoi Majlindës medaljen, u pa se i tha disa fjalë në vesh... “Kur presidenti Bach ishte në vizitë në Kosovë pati premtuar se nëse fitohet medalja Olimpike atëherë ai personalisht do t'ia dhuroj Majlindës medaljen, gjë edhe ndodhi dhe natyrisht e përgëzoj Majlindën me fjalë që të gjithë janë krenarë me të”, tha nga Rio për gazetën kombëtare “Bota sot” Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat