Majlinda e Dritoni, ah Kosovë, lotët ma të bukur të jetës time!

Xhudo

Majlinda e Dritoni, ah Kosovë, lotët ma të bukur të jetës time!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 gusht 2016 Në ora: 00:56
Majlinda e Dritoni

Xhudistja Majlinda Kelmendi (52 kg) dhe Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, shkrehen në vaj e derdhen lot gëzimi për triumfin historik në Lojërat Olimpike - "Rio 2016". Majlinda stoliset me medaljen e artë olimpike, duke bërë gjithë botën të shkruaj e të flas për të dhe tërë kombi shqiptar të kremtojë këtë sukses të jashtëzaknoshëm të saj. Driton Kuka, nuk ka ndryshe se si ta shpejgoj këtë sukses, pos me dy fjalë: "Sakrifica u shpagua ...
Lotët ma të bukur të jetës time!", kështu shkruan Kuka. Më së miri flet fotografia se sa ishin të emocionuar këta trima të kombit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat