Mediat ndërkombëtare shënojnë suksesin historik të Majlindës

Xhudo

Mediat ndërkombëtare shënojnë suksesin historik të Majlindës

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 22:55
Majlinda Kelmendi

Triumfit historik të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike “Rio 2016” i kanë kushtuar rendësi edhe mediat ndërkombëtare.

CNN e ka cilësuar historike fitoren e medaljes së parë të artë olimpike nga shteti i Kosovës.

“Histori! Majlinda Kelmendi fiton medaljen e parë olimpike për Kosovën... dhe është e artë!”, ka shkruar CNN.

Ndërsa  edhe prestigjiozja angleze BBC ngjashëm ka shkruar për triumfin e Majlinda Kelmendit.

“Historike për Kosovën. Majlinda Kelmendi ia fiton medaljen e parë olimpike – dhe është e artë!”, shkruan BBC.

Ndërsa Reuters ka treguar rrugën e Kelmendit drejt suksesit historik dhe ka kujtuar se si Kosova kishte probleme politike që i pamundësuan zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare sportive.

“Kelmendi bëri historinë me ar për Kosovën”, shkruan Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat